Fiorentina mposht Milanin me golin e talentit të Shpresave të Shqipërisë

Fiorentina mposht Milanin me golin e talentit të Shpresave të Shqipërisë

19:47, 02/09/2022

Ndeshja mes Fiorentina U19 dhe Milan U19, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës “vjollcë”.

Golin vendimtar për ekipin e Fiorentinës e realizoi kapiteni i skuadrës Eljon Toci në minutën e 48-të të fraksionit të dytë, me futbollistin shqiptar që nuk e ka për herë të parë që vesh kostumin e heroit për skuadrën e tij.

19-vjeçari që është pjesë e Shqipërisë U21 në këtë sezon ka regjistruar tre paraqitje për Fiorentinën U19 duke gjetur kështu golin e parë, ndërsa në llogarinë e tij është edhe një asist.

Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar, Toci ia ka dalë të grumbullohet edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, edhe pse ende nuk ka debutuar në elitën italiane.

Ndërkohë, pas këtij suksesi me golin e Tocit, Fiorentina U19 ngjitet në krye të klasifikimit me 10 pikë pas katër javëve kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco