Shehi komenton humbjen e Tiranës në kryeqytet me Vllazninë: Diferencën e bëri...

Shehi komenton humbjen e Tiranës në kryeqytet me Vllazninë: Diferencën e bëri...

18:42, 02/09/2022

Tirana është mposhtur në ndeshjen e ditës së sotme ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-2.

Në përfundim të sfidës ka folur edhe vetë trajneri i bardhebluve i cili në një prononcim për “Over Sport” ka komentuar rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës në fushë.

“Tani është e vërtetë që e nisëm shumë mirë ndeshjen dhe u shfaqem në zonë me rrezikshëm. Diferencën e bëri penallti sepse morëm një goditje të dyfishtë. Pastaj gjithçka u bë më e vështirë.

Ngelëm me dhjetë vetë ,shumë lojtarë shpenzuan shumë energji. Dhe në pjesën e dytë u futem për të kërkuar rezultatin por nuk ja dolëm.

Ne e dinim që një ndeshjen e tillë duhej luajtur me optimizëm dhe besim. Lojtarët i komplimentoj sepse ngelem shumë shpejt me dhjetëve veta. Dhe në pjesën e dytë u përpoqëm të përmbysnin dhe pse me dhjetë veta.

Shënuam rastet ishin por ky është futbolli dhe ta pranojmë dhe pse rivali është i yni direkt u mbrojtën mirë.

Ne nuk arritëm ti konkludonim rastet.

Rezulatati final?

Pas çdo humbje gënjen nëse thua që nuk je i mërzitur. Duhet të kompletojë lojtarët. Ndërrimet ishin të detyrueshme për shkak të ngjarjeve. Nuk mund të luanim me dy mesfushor në qendër.

Mendoj që funksionim sepse u shfaqëm  dhe kundërshtari u mbrojt gjatë gjithë kohë.

Lojtarët?

Ndoshta nga tre ndeshjet kjo është më e mira, por dhe në Rrogozhinë skuadra u trondit nga Qeflaia. Xhixha u konsumua shumë dhe rreziku po na vinte në krahun e tij dhe prandaj u zëvndësua sepse u konsumua dhe shpenzojë shumë.

Shfrytëzuam arsenalin sulmues që kishim dhe Patriku është i njejtë me Xhixhën si karakteristika.

Hasani është lojtar që pozicionin e krahut dhe numrin dhjetë e bën më mirë se qendrën. Hasani do të luaj në pozicionin e  vet por është situata me lojtarët që janë bashkuar më vonë dhe me kalimin e kohës do të kalojë në pozicionin e vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco