Inzagi flet për derbin me Milanin: E dimë se çfarë duhet të bëjmë nesër

Inzagi flet për derbin me Milanin: E dimë se çfarë duhet të bëjmë nesër

16:21, 02/09/2022

Interi do të përballet ditën e nesërme me Milanin në derbin e parë të këtij sezoni që do të luhet në orën 18:00.

Përpara ndeshjes ka folur dhe trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, i cili ka theksuar rëndësinë e sfidës si dhe ka komentuar pritshmëritë ndaj saj.

“Derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme si për klubin ashtu dhe për tifozët tanë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë nesër.

Fitorja në derbin e fundit 3-0 na hapi rrugën drejt finales ku fituam Kupën e Italisë. Mendoj se një derbi përgatitet vetë dhe lojtarët e mi kanë shumë dëshirë për ta fituar.

Nga merkatoja jam i kënaqur, falënderoj presidentin  dhe drejtuesit që më kanë ofruar një skuadër të kompletuar dhe më kanë plotësuar kërkesat që kisha.

Lukaku shpresoj të kthehet përpara pauzës së kombëtareve, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Inzagi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco