Aubameyang dëshiron ta thyejë 'mallkimin' e fanellës me numrin 9

Aubameyang dëshiron ta thyejë 'mallkimin' e fanellës me numrin 9

15:52, 02/09/2022

Pierre-Emerick Aubameyang e zgjodhi numrin 9 në Chelsea, ku u transferua mbrëmë nga Barcelona.

Sulmuesi gabonez e mori një numër që ishte ters pasi lojtarët që e kanë bartur atë në shpinë zakonisht kanë dështuar tek “Blues”.

“Viktima” të mallkimit të numrit 9 të Chelseat kanë qenë Romelu Lukaku, Radamel Falcao, Fernando Torres, Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Milanit, Borussia Dortmundit dhe Arsenalit ka dashur ta sfidonte veten.

“Pierre mezi pret që ta sfidojë këtë sfidë të re. E ka zgjedhur numrin 9 sepse dëshiron t’ua demonstrojë të gjithëve se është më i mirë se që mendojnë njerëzit që është”, deklaroi trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Auba e pati një eksperiencë të shkurtër në “Camp Nou”, ku qëndroi vetëm gjysmë sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco