Ndahet nga jeta një nga boksierët më të fortë në histori

Ndahet nga jeta një nga boksierët më të fortë në histori

13:35, 02/09/2022

Earnie Shavers, një nga boksierët më të fortë në historinë e boksit, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare për shkaqe që ende nuk janë bërë të qarta.

Gjatë gjithë karrierës së tij të suksesshme, “The Acorn” Shavers, i njohur gjithashtu si “The Black Destroyer”, arriti një rekord prej 74 fitoresh, 14 humbje dhe një barazim (68 nga 74 sukseset e arritura ishin me “Nkockout”.

“Vetëm Zoti godet më fort se unë,” do të deklaronte Shavers në një intervistë.

Aktori dhe ish-boksieri Randall “Tex” Cobb do të shprehej se “Earnie Shavers mund të të godasë me grusht në qafë dhe të të thyejë kyçin e këmbës”.

Në vitin 1977 Earnie Shavers humbi përballë Muhammad Aliut në Madison Square Garden në një ndeshje që do të hynte në historinë e boksit.

“Earnie më goditi aq fort sa që tronditi të afërmit e mi në Afrikë”, rrëfeu Muhammad Ali, i cili triumfoipas 15 raundesh me vendim unanim të gjyqtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco