Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

‘Klasikja’ Tirana – Vllaznia, hap javën e tretë të Superiores

‘Klasikja’ Tirana – Vllaznia, hap javën e tretë të Superiores

13:26, 02/09/2022

Java e tretë e Kategorisë Superiore nis me supersfidën Tirana-Vllaznia ose siç quhet ndryshe klasikja e futbollit shqiptar. Zakonisht sezoni i ri futbollistik në vendin tonë nis me finalen e Superkupës, por që këtë vit është ndryshuar dhe do të luhet me 7 dhjetor.

Tirana si ekipi kampion dhe Vllaznia si fituese e Kupës janë skuadrat që do ta diskutojnë Superkupën e Shqipërisë. Në këto kushte, përballja e sotme mes dy ekipeve shikohet edhe si një finale Superkupe e parakohshme.

Gjithsesi axhenda e përcaktuar për këtë duel, ia zbeh disi bukurinë klasikes, pasi më shumë duket si ndeshje kursimi. Themi kursimi jo në aspektin e angazhimit të skuadrave, por të faktorëve të tjerë.

Takimi do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:00, kështu që bardheblutë kursejnë miliona, që mund t’i shpenzonin nëse do të luanin në “Air Albania”.

Gjithashtu, do të kursehet edhe energjia elektrike, pasi luhet në orën 16:00 me ndriçim natyral dhe ku temperaturat mund të jenë deri në 30 gradë celsius. E premtja, si dita e fundit e javës zyrtare të punës, nuk është favorizuese për tifozëritë.

Shpresohet që efektet anësore të mos ndikojnë në spektaklin dhe mbarëvajtjen e kësaj klasikeje dhe kryendeshja e javës së tretë në Kategorinë Superiore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco