Nottingham Forest thyen një rekord të pabesueshëm pas kthimit në Premier League

Nottingham Forest thyen një rekord të pabesueshëm pas kthimit në Premier League

13:04, 02/09/2022

Nottingham Forest afroi 21 lojtarë këtë verë, duke thyer rekordin anglez për numrin e nënshkrimeve në një merkato.

Në këtë merkato, klubi anglez shpenzoi më shumë se 150 milionë euro për përforcime lojtarësh.

Përforcimi më i shtrenjtë ka qenë mesfushori Morgan Gibbs-Ëhite, për të cilin kanë paguar 30 milionë euro, që është një rekord për klubin në fjalë.

Shumë është shpenzuar për sulmuesin Taiëa Aëoniyi, i cili i ka kushtuar 20 milionë euro dhe po aq kanë paguar edhe për mbrojtësin Neco Ëilliams.

Jesse Lingard mbërriti si lojtar i lirë, ndërsa Dean Henderson dhe mbrojtësi i majtë Renan Lodi mbërritën në huazim nga Manchester United dhe Atletico Madrid.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Crystal Palace, i cili afroi 17 lojtarë në verën e 2013.

Kujtojmë, Nottingham Forest u rikthye në Premier League pas 23 vitesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco