Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Disiplina ndëshkon Partizanin dhe Teutën, paralajmërohet Vllaznia dhe Egnatia

Disiplina ndëshkon Partizanin dhe Teutën, paralajmërohet Vllaznia dhe Egnatia

15:28, 01/09/2022

Komisioni i Disiplinës në FSHF vijon të gjobisë klubin e Partizanit dhe Teutës për shkak se nuk vendosin në krahun e bluzave të futbollistëve logon e “Abissnet Superiore”.

KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana B U-19, Xhuliano Markoçi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco