Teuta zyrtarizon afrimin e dy lojtarëve para ndeshjes me Partizanin

Teuta zyrtarizon afrimin e dy lojtarëve para ndeshjes me Partizanin

15:23, 30/08/2022

Teuta ka zyrtarizuar afrimet e Albion Markut dhe Devid Fejzulla deri në fundin e sezonit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak, me dy lojtarët që do jenë pjesë e skuadrës nga ndeshja që vjen.

Mbrojtësi Marku ishte dëshirë edhe e Partizanit. Të dy lojtarët janë huazuar nga Dinamo.

“KF Teuta njofton se futbollistët Albion Marku dhe Devid Fejzulla do të jenë pjesë e klubit të Teutës deri në fund të sezonit. Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me klubin e FK Dinamo për huazimin e dy futbollistëve për pjesën e mbetur të sezonit.

Te dy futbollistët i jane bashkuar skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që u zhvillua në Durrës. KF Teuta i uron mirëseardhje Albion Markut dhe Devid Fejzulla dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tone”, njofton Teuta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco