VIDEO/ Pritje madhështore, Dybala emocionohet nga spektakli i mbi 10 mijë tifozëve të Romës

VIDEO/ Pritje madhështore, Dybala emocionohet nga spektakli i mbi 10 mijë tifozëve të Romës

09:50, 27/07/2022

Paulo Dybala u prezantua para rreth 10 mijë tifozëve verdhekuq, të grumbulluar në “Square Colosseum of Eur” të kryeqytetit italian.

Pas prezantimit të rezervuar për shtypin, Paulo Dybala përqafoi për herë të parë fansat e zjarrtë të Romës në një mbrëmje speciale të organizuar enkas për të.

Turma e tifozëve u derdh në Sheshin e Koloseumit për të pritur “gladiatorin” e ri.

Dybala u ngjit në skenë rreth orës 21:00, dukshëm i emocionuar nga pritja që i bënë fansat e tij të rinj.

“Jam shumë krenar që po ju njoh dhe kam privilegjin të hyj në “Olimpico” me të gjithë. Do të jetë përgjegjësi, por do të jetë gjithashtu shumë bukur. Dua të kthehem shpejt në formë për këtë turmë të jashtëzakonshme që është këtu me ne.

Derbi me Lazion? E imagjinoj të bukur”.

Pasi përsëriti disa herë moton e famshme “Forza Roma”, Dybala mori smartfonin e tij dhe filmoi spektaklin plot pasion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco