Xavi: Është e pamundur të kthehet Messi

Xavi: Është e pamundur të kthehet Messi

13:03, 26/07/2022

Në një deklaratë të dhënë për mediat, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta bëri tifozët të “ëndërrrojnë”, ku do të shprehej se cikli i Lionel Messit me katalanasit nuk kishte përfunduar.

Trajneri blaugranave, Xavi Hernandez është i vetëdijshëm se nuk do të mund ta rikthejë Messin në Barcelonë, pasi sipas tij diçka e tillë është e pamundur.

“Ai ka një kontratë. Është e pamundur që ai të kthehet, të paktën këtë sezon. Është me të vërtetë, me të vërtetë e pamundur.

Presidenti tha se shpreson për këtë, por unë mendoj se është e paarritshme për momentin. Nuk ka kuptim të flasim për këtë. Ka shumë lojtarë që duan të vijnë tek ne dhe kjo flet shumë për ndikimin tonë global”, përfundoi tekniku i Barçës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco