U eliminua herët nga Evropa, Partizani niset sot për të zhvilluar fazën e dytë përgatitore

U eliminua herët nga Evropa, Partizani niset sot për të zhvilluar fazën e dytë përgatitore

11:16, 26/07/2022

Partizani pati planifikuar të qëndronte në Tiranë për fazë përgatitore, por vështirësia e madhe për të zhvilluar ndeshje miqësore i ka detyruar “demat” të lënë kryeqytetin e të akomodohen në një qytet tjetër.

Partizani, ashtu si një pjesë e skuadrave të tjera të elitës, ka zgjedhur Pogradecin për të kryer fazën përgatitore përpara nisjes së Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Ditën e sotme skuadra dhe stafi do të udhëtojnë me autobus drejt qytetit liqenor, ku do të gjejnë gjithashtu temperatura ndjeshëm më të freskëta se në Tiranë.

Të kuqtë pritet të qëndrojnë për një periudhë rreth dyjavore në Pogradec.

Kjo është faza e dytë përgatitore për Partizanin në këtë verë, pas asaj në Slloveni në kuadër të ndeshjeve të Europës.

Në ditët në vijim pritet që të kuqtë të organizojnë tre ndeshje miqësore me ekipe të Superiores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco