Në Spanjë janë të sigurt, Kounde ka zgjedhur ku do të transferohet

Në Spanjë janë të sigurt, Kounde ka zgjedhur ku do të transferohet

22:55, 25/07/2022

Në Spanjë nuk kanë më dyshime për sa i përket të ardhmes së Jules Kounde. Mbrojtësi i Sevillas do të largohet këtë merkato vere, por nuk do të ndryshojë kampionat.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Kounde ka arritur një marrëveshje totale për kontratën personale me katalanasit. Gjithashtu edhe bisedimet mes dy klubeve kanë qenë pozitive.

Nga ana tjetër Chelsea duket se ka humbur durimin nga vonesa e përgjigjes nga ana e Sevillas. Ata po planifikojnë të shqyrtojnë opsionet e tjera në rast se nuk vjen një përgjigje sa më parë. Megjithatë, shanset më të larta janë që Kounde të veshë fanellën e Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco