Shkupi me ëndrra të mëdha, Sedloski dhe Sheji kanë një mesazh për tifozët

Shkupi me ëndrra të mëdha, Sedloski dhe Sheji kanë një mesazh për tifozët

19:43, 25/07/2022

Shkupi para një misioni historik në raundin e dytë të Champions League. Mbrëmjen e së martës, në arenën “Todor Proeski”, në Shkup, do të përballet me Dinamon Zagrebin. Skuadra nga Çairi në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” mori një rezultat shumë të kënaqshëm (2-2), mirëpo trajneri Goce Sedloski thotë se futbollistët e tij nuk duhet të mashtrohen me këtë rezultat, pasi edhe në Shkup pritet një ndeshje shumë e vështirë.

“Pas asaj ndeshjeje që e luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që morëm, nesër na pret një sfidë e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje në kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme”.

Sedloski, megjithatë, beson te fitorja dhe kualifikimi historik i skuadrës së tij.

“Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”.

Për këtë sfidë foli në konferencë për shtypin edhe Blerton Sheji, i cili përkundër rezultatit të favorshëm, thotë se skuadra e Dinamos është favorite sërish, mirëpo kur  Shkupi ka përkrahjen e “Shvercerave”, atëherë nuk njeh kundërshtarë.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme, sigurisht që Dinamo ngelet favorite, por me mbështetjen e “Shvercerave” ne mund të përballemi me çdo kundërshtar. Jemi përgatitur maksimalisht, nuk do të lejojmë të ndodhë ndonjë lëshim, sepse në ndeshje të tilla çdo lëshim kushton shumë shtrenjtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco