Haaland zbulon urimin e pazakontë të Solskjaer pas transferimit te Manchester City

Haaland zbulon urimin e pazakontë të Solskjaer pas transferimit te Manchester City

20:41, 14/07/2022

Eksperti norvegjez Ole Gunnar Solskjaer ka uruar Erling Haaland për transferimin e tij te Manchester City në një mënyrë të pazakontë.

Ylli më i madh i futbollit norvegjez këtë verë zëvendësoi fanellën e Dortmundit me atë të Etihad-it, ndërsa një mesazh urimi për Haaland-in i dërgoi edhe legjendari norvegjez Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer është një legjendë e Manchester United dhe sigurisht që nuk është i lumtur që Haaland zgjodhi Cityn në vend të Djajve të Kuq. Ndaj e ka uruar në mënyrë të pazakontë, pra me mesazhin se kishte zgjedhur “Mançesterin e gabuar”.

Image

"Kur firmosa për Cityn, Solskjaer më përgëzoi me mesazhin 'fat në anën e gabuar të Mançesterit'. Ne flasim shpesh. Siç e dini, ai pati një ndikim të madh në karrierën time kur isha te Molde. Ai është një njeri i mirë. ”, tha Haaland për Solskjaer për Manchester Evening News.

Ishte Solskjaer ai që u përpoq në të gjitha mënyrat për të sjellë Haaland gjatë kohës që ishte trajner i United, por në fund norvegjezi i ri vendosi për klubin ku babai i tij Alf-Inge Haaland la gjurmë të thella.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco