Juventusi gjen pasardhësin e Matthijs de Ligt

Juventusi gjen pasardhësin e Matthijs de Ligt

18:45, 14/07/2022

Valsi i mbrojtësve trazon planetin e futbollit. Për të kompensuar largimin e mundshëm të Matthijs de Ligt te Bayern Munich, Juventus kishte idenë e rekrutimit të Kalidou Koulibaly. Por senegalezi do t'i bashkohet Chelseat dhe për këtë arsye “Zonja e Vjetër” ka aktivizuar planin B.

Në fillim të kësaj jave, shtypi italian tregoi se Presnel Kimpembe, i kërkuar edhe nga Chelsea, ishte opsioni i dytë i bardhezinjve. Sipas “The Independent”, është Gabriel Magalhaes ai që pëlqehet nga drejtuesit e skuadrës torineze. Mediat angleze bëjnë me dije se dosja mund të evoluojë shpejt, duke ditur se Arsenali, i cili nuk është kundër largimit të lojtarit të tij, ka vendosur çmimin e tij në 47 milionë euro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco