‘Protestë në heshtje’, Lewandowski vonohet përsëri në stërvitje

‘Protestë në heshtje’, Lewandowski vonohet përsëri në stërvitje

13:21, 14/07/2022

Robert Lewandowski vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Sulmuesi polak nuk e ka lënë mister dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich gjatë kësaj vere, një vit para përfundimit të kontratës së tij.

Dje dhe sot, dy herë futbollisti më i mirë në botë, i zgjedhur nga FIFA, është paraqitur me vonesë në stërvitje.

 

ImageLajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman, “Bild”.

Ky duket të jetë një “rebelim” dhe një protestë e heshtur e sulmuesit të rrezikshëm.

Lewandowski dëshiron të transferohet në Barcelonë, ndërsa Bayerni po mundohet ta bind atë të qëndrojë në “Allianz Arena”.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta u shpreh dje se klubi spanjoll është duke bërë gjithçka që është e mundur për ta transferuar përfaqësuesin polak.

Barcelona ka ofruar 40 milionë euro për Lewan, kurse Bayerni thuhet se i kërkon 50 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco