Iku nga Interi, Vidal vishet kuqezi

Iku nga Interi, Vidal vishet kuqezi

10:25, 14/07/2022

Tashmë është zyrtare, Arturo Vidal do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij!

Mesfushori kilian transferohet te skuadra e Flamengos në Brazil duke lënë Interin pas dy sezonesh, ku me zikaltrit fitoi kampionatin, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

32-vjeçari vesh fanellën kuqezi teksa ka firmosur një kontratë për 18-muaj me ekipin e njohur nga Rio De Zhaneiro.

Vidal lë kështu kontinentin e vjetër pas eksperiencave të ndryshme me Bajer Leverkuenin, Juventusin, Bajernin e Mynihut, Barcelonën dhe Interin.

Me skuadrën zikaltër në sezonin e fundit në Serinë A, kiliani u aktivizua gjithsej në 28 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

Nëpërmjet profilit të tij të rrjetit social “Instagram”, Arturo Vidal postoi një foto gjatë prezantimit në stadium duke shkruajtur se është një ëndërr e bërë realitet: “Sot bëhet realitet një ëndërr që kam pasur gjithë jetën!”, shkroi Vidal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco