Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

VIDEO/ Momente frike në garën e Formula 1, merr flakë Ferrari i Carlos Sainz

VIDEO/ Momente frike në garën e Formula 1, merr flakë Ferrari i Carlos Sainz

16:48, 10/07/2022

Formula 1 po zhvillon Çmimin e Madh të Austrisë, e cila shkoi mjaft mirë për Ferrarin, duke dominuar pjesën më të madhe të saj.

Por në xhiron e 57-të, piloti spanjoll i Ferarit, Carlos Sainz, pati disa probleme në makinën e tij, gjë që bëri të dilte nga pista.

Më pas makina e spanjollit filloi të merrte flakë, me pilotin që arriti të dilte në kohë dhe me ndihmën e komisarëve të pistës.

Sainz ishte shumë pranë për të parakaluar Verstapen për të udhëhequr të sigurt me Leclerc në dy vendet e para, por kjo ngjarje duket se i prishi festën e parakohshme të “Kokëkuqes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco