Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Futbollisti i Real Madrid dhe partnerja e tij ranë pre e grabitjes në Ibiza: Na droguan!

Futbollisti i Real Madrid dhe partnerja e tij ranë pre e grabitjes në Ibiza: Na droguan!

15:32, 10/07/2022

Mesfushori uruguaian Federico Valverde dhe partnerja e tij, me të cilën ka një fëmijë, Mina Bonino, janë grabitur gjatë pushimeve të tyre në Ibiza, sipas prezantueses argjentinase.

Përkatësisht, Mina ka postuar në rrjetin social Instagram se çfarë ka ndodhur me ta dhe ka shprehur dyshimin e saj se këtë e ka bërë kuzhinieri i vilës që kanë punësuar.

“Kuzhinieri ishte aty kur arritëm në shtëpi. Ai na tha se kishte vetëm një çelës të shtëpisë për momentin dhe se do ta mbante që të hynte në shtëpi në mëngjes. Të nesërmen në mëngjes nuk munda të ngrihesha nga krevati. Isha e trullosur dhe po vjella. Një orë më vonë mezi u ngrita dhe zbrita në katin përdhe ku kontrollova valixhet tona. Ne konfuzionin tim unë gjeta një portofol, por ishte bosh. Na kishin vjedhur 10 mijë euro. Më pas u shfaq kuzhinieri dhe tha se gjithçka ishte kështu kur erdhi në shtëpi", ka shkruar Bonino, duke shtuar se kuzhinieri më pas është zhdukur.

Image

Partnerja e Valverdes theksoi se ajo dhe futbollisti i Realit shkuan në spital për një analizë opiate pasi dyshonin se kuzhinieri u kishte futur drogë në ushqim gjatë darkës për t'i trullosur dhe për t'i grabitur.

Të njëjtën gjë e kanë supozuar edhe në agjencinë që u ka dhënë shtëpinë me qira, por testet për kokainë, marihuanë, ekstazi, amfetamina dhe antidepresivë kanë dalë negative.

“Gjëja më e keqe për mua është se dikush më ka prekur gjërat private dhe me sa duket më ka parë gjysmë të zhveshur, ndërsa unë isha në gjumë e trullosur”, shtoi Mina.

Meqë ra fjala, Valverde po pushon para sezonit të ri në të cilin Reali i tij do të mbrojë titullin e kampionit të Evropës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco