Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

VIDEO/ Rikuperim, xhonglim dhe goditje, goli i parë zikaltër i Asllanit është fantastik

VIDEO/ Rikuperim, xhonglim dhe goditje, goli i parë zikaltër i Asllanit është fantastik

09:16, 10/07/2022

Rikuperim topi, tre xhonglime në hyrje të zonës, krijim i hapësirës dhe më pas një goditje perfekte, me topin që ndalet në rrjetë. Kristjan Asllani ka filluar të fitojë hapësirën e tij në botën zikaltër, teksa ka shkruar emrin në listën e golashënuesve që në miqësoren e parë sezonale të Interit.

I transferuar te zikaltrit pikërisht në ditën e rikthimit të Romelu Lukakut, mesfushori 20-vjeçar kuqezi ishte titullar në miqësoren e parë sezsonale dhe bëri një paraqitje në kufijtë e perfektes, ndonëse ka në këmbë vetëm pak seanca stërvitore.

Qarkullim topi, shpërndarje e lojës në krah e vertikalisht, rikuperime, kombinime të nivelit të lartë dhe mbi të gjitha goli. Mesfushori shqiptar ka bërë gjithçka mirë në prezantimin e parë dhe ka dërguar një sinjal të qartë se nuk ka ardhur te Interi për të qenë thjesht rezerva e Brozovic, por do të kërkojë vendin e tij në formacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco