Diddeleng-Tirana, Shehi zbulon formacionin për Champions

Diddeleng-Tirana, Shehi zbulon formacionin për Champions

18:45, 06/07/2022

Tirana nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve me një transfertë në Luksemburg përballë Diddeleng, një ndeshje shumë e rëndësishme për bardheblutë të cilët duan të kalojnë turin e parë për të ndjekur objektivin e sigurimit të fazës së grupeve në një nga kompeticionet ndërkombëtare.

Në rreshtimet zyrtare të të dy skuadrave bie në sy se trajneri i kampionëve të Luksemburgut ka ndryshuar skemën e tij të preferuar 3-5-2, duke e kthyer në një 4-4-1-1.

Kjo, si për faktin se i janë larguar shumë nga  titullarët e mbrojtjes, ashtu edhe se vendasit i druhen sulmit të rrezikshëm të bardhebluve.

Ndërkohë, trajneri Shehi ka vendosur të mos bëjë shumë surpriza me rreshtimin duke konfirmuar atë 4-3-3 me Aleksin e vendosur para mbrojtjes si dhe me Seferin e Xhixhën në krahë të Devid në qendër të sulmit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco