Akuzohet për përdhunim, arrestohet futbollisti i Premier League

Akuzohet për përdhunim, arrestohet futbollisti i Premier League

09:23, 05/07/2022

Një futbollist, klubi i të cilit merr pjesë në Premier League është arrestuar nën dyshimin për përdhunim në Londrën Veriore, shkruan The Telegraph.

Gazeta bëri të ditur se nuk ishte një futbollist anglez, por kishte ardhur nga jashtë.

Ai është arrestuar dje para mesditës dhe është mbajtur në paraburgim dhe sipas informacioneve të njohura është 29 vjeç.

“Përdhunimi i dyshuar i një vajze rreth të 20-tave u raportua në polici më 4 korrik. Përdhunimi i dyshuar ndodhi në qershor 2022”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjithashtu policia shtoi se po atë ditë ka arrestuar edhe një 29-vjeçar.

“Ai u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim, u mor në mbajtje dhe ndodhet në paraburgim. Hetimet për rrethanat po vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se së fundmi u pushua padia për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos dhe po vazhdon gjyqi ndaj futbollistit të Cityt, Benjamin Mendy, i akuzuar për përdhunime të shumta.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco