Veshi fanellën e Kakasë për të mos përfunduar në stol, historia e veçantë e Kristjan Asllanit fëmijë

Veshi fanellën e Kakasë për të mos përfunduar në stol, historia e veçantë e Kristjan Asllanit fëmijë

09:06, 05/07/2022

Kristjan Asllani, tashmë futbollist i Interit, një qark që mbyllet përfundimisht. Një kapitull i nisur në fushat e vogla të provincës së Pisas, i mbyllur 11 vite më vonë në ditët e rikthimit të Lukakut. Debutoi me Butesen, skuadrën e vendit të tij, shënoi një eurogol pas vetëm disa minutash në fushë.

“Kur ishte pesë vjeç, i driblonte kundërshtarët sikur të ishin birila. Fanella jonë ishte shumë e madhe për të, sepse ishte shumë më shkurtër se bashkëmoshatarët e tij,” – kujton trajner i parë i talentit kuqezi, Criatiano Filippi, mik i familjes së tij, një tifoz i çmendur i Milanit.

“Shkoj në “San Siro” prej 45 vjetësh për të ndjekur kuqezinjtë, e kam nisur në vitin 1978 dhe nuk jam ndalur më.” Një detaj që nuk i bënte kujt përshtypje, por jo Kristjanit.

“Kristjani ishte fëmija klasik që flinte me topin, që në atë kohë kuptohej që do të kishte ecur shumë. Natyra i ka dhuruar teknikën, por ai i shtoi dëshirën dhe këmbënguljen.”

Image

Filippi kujton një episode të veçantë me protagonist Kristjan Asllanin, që edhe pse njihej si tifoz i Interit, u paraqit në stërvitje me fanellën e një “ylli” të Milanit, Kaka.

“Kristjan, ti je tifoz i Interit!” Përgjigjja e zgjuar e djaloshit shqiptar e la pa fjalë trajnerin e tij, fans të “Djallit”:

“Kisha frikë se do të përfundoja në stol, kështu që bleva këtë fanellë që të dukesha më simpatik”.

Por nuk ishte e nevojshme, sepse Asllani, sipas Filipit, ishte më i zoti nga të gjithë, vendin në formacion e kishte të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco