Manchester United u jep fund zërave të merkatos: CR7 nuk është në shitje

Manchester United u jep fund zërave të merkatos: CR7 nuk është në shitje

18:55, 26/06/2022

 

Cristiano Ronaldo është kthyer në qendrën e merkatos këtë vit, pasi u vu në dyshim edhe e ardhmja e tij te Manchester United.

Zëra të ndryshëm raportuan se për CR7 u interesua Bayern Munich, pasi shikohej si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit, me këtë të fundit që pritet të kalojë në “Camp Nou”.

Një tjetër skuadër që doli në skenë ishte edhe Chelsea që kërkonte sulmuesin portugez për të zëvendësuar Romero Lukakun.

Një tjetër pistë ishte ajo e rikthimit te Juventusi. Pasi “Zonja Vjetër” riktheu në skuadër Paul Pogba, vetë Ronaldo e dëshironte një rikthim në Allianz Stadium për t’u bashkuar me ish-shokët e tij të skuadrës.

Por të gjithë këtyre zërave u jep fund vetë klubi anglez, i cili ka theksuar se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe se qëndrimi i tij në “Old Trafford” është i sigurtë edhe për sezonin e ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco