Zyrtare/ Vjen nga Kroacia, Vllaznia prezanton zëvendësuesin e Adilit

Zyrtare/ Vjen nga Kroacia, Vllaznia prezanton zëvendësuesin e Adilit

10:40, 25/06/2022

Vllaznia ka prezantuar marrëveshjen me Marko Juric, lojtarin kroat që vjen nga radhët e skuadrës boshnjake së Siroki Brijeg ndërsa ka firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit. 27-vjeçari do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa ndërsa është një alternativë e vyer për ndeshjet e Conference League me shkodranët që shorti i vendosi përballë ekipit rumun të Universitatea Craiova.

Image

Vlen të theksohet se palët e njohin njëra tjetrën pasi Juric ka qenë në fushë teksa Vllaznia dhe Siroki janë përballur në edicionin e kaluar të Conference League ku fitimtarë dolën kuqeblutë. Kështu, pasi humbën shërbimet e Mevlan Adilit, shkodranët kanë konfirmuar kështu zëvendësuesin e tij ndërsa në këtë repart është afruar edhe Dajan Shehi.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco