VIDEO/ 'Çmenden' tifozët e Liverpool, udhëtojnë me gomone nga Anglia në Francë

VIDEO/ 'Çmenden' tifozët e Liverpool, udhëtojnë me gomone nga Anglia në Francë

19:43, 28/05/2022

Tifozët e Liverpool janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj sakrifice për të parë skuadrën e tyre të zemrës në një finale, aq me tepër kur bëhet fjalë për Ligën e Kampioneve. Ndaj një grup tifozësh të cilët kishin siguruar një biletë për finalen në Paris, kanë bërë një udhëtim të çmendur.

Ata kishin planifikuar që të shkonin në Francë me avion, por udhëtimi i tyre është anuluar në orët e para të mëngjesit dhe ekzistonte rreziku real që të mos udhëtonin drejt kryeqytetit francez.

Por “Sky Sports” ka bërë të ditur se ata kanë gjetur një zgjidhje që mund të cilësohet e çmendur. Grupi i tifozëve ka përshkuar ngushticën e La Manche me një gomone, siç shihet në videon e publikuar nga televizioni britanik, për të mbërritur në Francë e për të udhëtuar me shpejtësi drejt kryeqytetit ku zhvillohet finalja e madhe.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco