‘Lë gruan për të fituar finalen’/ Mesfushori i Realit zgjedh Championsin përpara gazetares se*si

‘Lë gruan për të fituar finalen’/ Mesfushori i Realit zgjedh Championsin përpara gazetares se*si

19:00, 28/05/2022

Mesfushori i Realit, Federiko Valverde, rrezikon të ketë zemëruar gruan e tij, prezantuesen televizive argjentinase dhe gazetaren seksi, Mina Bonino, me një shaka përpara finales me Liverpulin.

I pyetur nga “AS” se çfarë sakrifice do të bënte vetëm për të triumfuar sot në “Stade de France” dhe përgjigjja e mesfushorit uruguaian ishte: “Shumë gjëra, gjithçka mendoj. Është një trofe unik për çdo lojtar në botë. Mund të hiqja dorë nga shumë gjëra, përveç djalit tim. Ndoshta nga gruaja ime. Jo, jo. Bëj shaka.

Do të jepja shumë, sepse nuk është se ndodh çdo ditë që të luash në një finale. Shpresojmë që ta fitojmë këtë trofe. Lojtari më i fortë i Liverpulit? Nëse do të përmendja njërin, do të tregoja mungesë respekti ndaj të tjerëve. Ata janë një skuadër shumë e mirë në të gjithë sektorët. Edhe stolin e kanë shumë të fortë. Ata janë një ekip i shkëlqyer”, u shpreh Valverde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco