VIDEO/ Me birra në duar dhe duke u dëfryer, holandezët kërcejnë në tingujt e muzikës popullore shqiptare

VIDEO/ Me birra në duar dhe duke u dëfryer, holandezët kërcejnë në tingujt e muzikës popullore shqiptare

09:57, 25/05/2022

Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e ndezur në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, ku nuk kanë munguar as skenat e dhunës. Tifozeritë e Romës dhe Feyenoord në tentativë për t’u përleshur mes tyre, u ndalën nga policia.

Në konfrontimet e ashpra mes palëve, të paktën gjashtë efektiv policie thonë burimet e SYRI-t, kanë mbërritur me lëndime kryesisht të lehta në spitalin e traumës, ndërsa janë shoqëruar në komisariate të ndryshme të kryeqytetit mbi 60 tifozë, disa prej të cilëve janë kthyer sërish në vendet e tyre.

Megjithatë nuk ka patur vetëm dhunë, pasi edhe argëtimi nuk ka munguar. Kështu, tifozët holandezë të mbledhur në Pedonalen e Tiranës, krijuan një atmosferë festive në prag të finales së Ligës së Konferencës.

Të gjithë me birra në duar dhe duke brohoritur, mbështetësit e Feyenoordit po mbështesnin me kore skuadrën e tyre.

Megjithatë tifozët e klubit nga Roterdami nuk po kërcenin e këndonin vetëm himnin e skuadrës së tyre, por edhe nën ritmin e muzikës shqiptare. Holandezët u dëfryen në tingujt e muzikës sonë, duke u shkrirë kështu edhe me kulturën shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco