FOTO/ Momente paniku pas finales së Kupës së Gjermanisë, ambulanca ndërpret ceremoninë e dhënies së trofeut, ja çfarë ndodhi...

FOTO/ Momente paniku pas finales së Kupës së Gjermanisë, ambulanca ndërpret ceremoninë e dhënies së trofeut, ja çfarë ndodhi...

13:02, 22/05/2022

Leipzig fitoi për herë të parë në histori Kupën e Gjermanisë mbrëmjen e djeshme, pasi mposhti Freiburg pas ekzekutimit të penalltive, teksa koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 1-1.

Mirëpo, gëzimi i madh i lojtarëve dhe tifozëve të Leipzig për triumfin e kupës u pasua nga minuta heshtjeje. Menjëherë pas finales së Kupës në Stadiumin Olimpik të Berlinit, një burrë pranë tribunës së fotografëve kishte nevojë për ndihmën e mjekëve.

Image

Për respekt, ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve dhe dhënies së trofeut u vonua deri në zbardhjen e situatës. Tifozët dhe lojtarët ndaluan menjëherë festimet.

Image

Pothuajse 20 minuta më vonë, folësi i stadiumit tha se pacienti ishte "në gjendje të mirë" dhe po dërgohej në spital: "Ne i urojmë shërim të shpejtë dhe i themi një falenderim të madh punonjësve të shpëtimit".

Tifozët u falënderuan gjithashtu për trajtimin e tyre me respekt të situatës. Spektatorë të shumtë kishin ndezur dritat e celularit dhe i kishin mbajtur lart. Dorëzimi i trofeut më pas u bë siç ishte planifikuar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco