Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

VIDEO/ Dikur fitonin tituj në Angli, klubi i famshëm anglez feston ngjitjen në Championship

VIDEO/ Dikur fitonin tituj në Angli, klubi i famshëm anglez feston ngjitjen në Championship

11:40, 22/05/2022

Klubi i famshëm anglez Sunderland prej vitesh po binte gjithnjë e më poshtë, por më në fund rënia është ndalur dhe skuadra siguroi ditën e djeshme ngjitjen në Championship , që u festua nga 40 mijë tifozë.

Sunderland konsiderohet si një nga skuadrat më të mëdha nga veriu i Anglisë dhe një ekip që ka një numër të madh tifozësh. “Black Cats” kanë qenë kampionë të Anglisë gjashtë herë, por rënia e tyre e madhe ka vazhduar prej vitesh.

Nga Premierliga, skuadra në një kohë të shkurtër arriti në kategorinë e tretë dhe e pati të vështirë të fitonte ngjitjen, por edhe kjo gjë ndryshoi dje.

Sunderland mundi Wycombe Wanderers 2-0 në Wembley në play-off të Ligue 1 dhe do të garojë në Championship nga sezoni i ardhshëm.

Natyrisht, kjo shkaktoi entuziazëm të madh tek fansat që mbërritën në numër të madh nga veriu i largët në Londër. Sunderland u brohorit nga rreth 40,000 tifozë në Wembley.

 

Tifozët e këtij klubi dikur festonin tituj, trofe në FA Cup dhe Kupën e Ligës, ndërsa sot janë shumë të lumtur me kërcimin në kategorinë e dytë.

Fitorja ndaj Wycombe u pasua me një festë të madhe në rrugët e Londrës të pushtuara nga tifozët e Sunderland. Festime u mbajtën edhe në Sunderland.

 

Meqë ra fjala, Sunderland luan derbin më të madh të veriut ndaj Newcastle. Është derbi i famshëm Tyne-Wear, i quajtur sipas lumenjve në të cilët ndodhen qytetet Newcastle dhe Sunderland, pranë njëri-tjetrit. Ndërsa Newcastle është bërë klubi më i pasur në botë dhe Sunderland po përjeton një eufori të madhe, ne mezi presim për klasikët e Tyne-Wear dhe faqet e reja të rivalitetit të madh.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco