U kthyen në Europë pas 5 vitesh, Fiorentina feston me fanellën e kapitenit që ndërroi jetë tragjikisht: Premtim i mbajtur!

U kthyen në Europë pas 5 vitesh, Fiorentina feston me fanellën e kapitenit që ndërroi jetë tragjikisht: Premtim i mbajtur!

10:59, 22/05/2022

Fiorentina arriti të merrte një tre pikësh të çmuar teksa e mbylli këtë edicion të Serisë A me fitore duke mposhtur në stadiumin “Artemio Franchi” Juventusin me rezultatin 2-0.

Golat u shënuan nga Duncan në minutën e 45+1′ dhe Nico Gonzalez me penallti në minutën e 90+2′.

Ky ishte një sukses i madh për skuadrën vjollcë teksa janë rikthyer në kompeticionet europiane pas 5 vitesh mungesë, ku do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës në sezonin e ardhshëm.

Emocionuese është fakti se skuadra nga Firence asnjëherë nuk e harron ish-kapitenin e saj, Davide Astorin ku në çdo ndeshje ka thirrje dhe kore dedikuar tij nga tifozët, por edhe nga lojtarët ku pjesën më të madhe ia dedikojnë atij golat.

"Ne i premtuam atij se do të ktheheshim në Evropë dhe e mbajtëm fjalën," shpjegoi Biraghi pas përfundimit të sfidës.

Davide Astori ndërroi jetë tragjikisht më 4 mars 2018, në një hotel në Udine ku skuadra e Fiorentinës ishte e grumbulluar para ndeshjes ndaj Udineses, shkak i vdekjes së tij thuhej të ishte ataku kardiak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco