E trishtë/ E krahasonin me Messin, aksidenti tragjik i merr jetën ish-futbollistit të Barcelonës dhe vëllait të tij

E trishtë/ E krahasonin me Messin, aksidenti tragjik i merr jetën ish-futbollistit të Barcelonës dhe vëllait të tij

11:14, 15/05/2022

Zi në futbollin argjentinas. Një aksident fatal me makinë la të vdekur Maxi Rolon , një ish-lojtar i Barcelonës, si dhe vëllai i tij, Ariel.

Image

Makina me të cilën udhëtonin dy vëllezërit humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë që për fat të keq rezultojë fatale.

Image

Sa i takon karrierës së tyre, më i famshmi ishte Maxi Rolon i cili për gjashtë vite ka qenë pjesë e Barcelonës B, madje klubi katalanas reagoi për aksidentin të cilin u përfshi ish-futbollisti i tyre duke shprehur keqardhjen në rrjetet sociale. Maxi shihej si një talent i madh i futbollit argjentinas, duke u krahasuar shpesh me Messin. Mirëpo, ai nuk arriti asnjëherë të bënte hapin e madh në karrierë, teksa së fundmi ishte pjesë e Atletico Union Casildense, ekip që bënte pjesë në një turne regjional në Argjentinë. Sakaq, Ariel Rolon aktivizohej në radhët e Huracan di Chabas.

Image

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco