U dëmtua në FA Cup, Salah tremb tifozët e Liverpool dy javë përpara finales së Champions

U dëmtua në FA Cup, Salah tremb tifozët e Liverpool dy javë përpara finales së Champions

09:11, 15/05/2022

Liverpool fitoi trofeun e FA Cup mbrëmjen e djeshme pas goditjeve të penalltive në ndeshjen ndaj Chelseat. Koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi në barazim 0-0, ndërsa tek ruleta “të kuqtë” u treguan më të saktë. Alisson Becker priti penalltinë e Mason Mount, ndërsa Kostas Tsimikas nuk gaboi, duke i dhënë Liverpool një fitore 6-5.

Mirëpo, trofeu i fituar kishte edhe pasoja për skuadrën e Jurgen Klopp. Në minutën e 33’ sulmuesi egjiptian Mohamed Salah u largua nga fusha e lojës për shkak të një dëmtimi. Salah i frikësoi shumë tifozët e Liverpool-it, pasi dëmtimi vjen vetëm dy javë  përpara finales së Champions League ku do të përballet me Real Madridin.

Image

Egjiptiani u ankua për një dëmtim në ijë dhe trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp nuk deshi të priste gjatë dhe e nxori menjëherë nga loja.

Në vend të Salah, gjermani hodhi në fushë Jotën në fushë, gjë që është një sinjal i qartë se trofeu i Champions League është shumë më i rëndësishëm se Kupa FA.

Edhe pse është shumë herët për të parashikuar nëse dhe sa do të pushojë Salah, shumë kujtojnë se kjo nuk është hera e parë që ai ka akumuluar lodhje në fund të sezonit për shkak të shumë ndeshjeve.

Image

Kujtojmë, egjiptiani humbi në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev me Liverpool katër vjet më parë, kur iu desh të linte lojën para kohe për shkak të një dëmtimi në shpatull.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco