VIDEO/ Siguruan ngjitjen në Ligue 1, tifozët e skuadrës së futbollistit shqiptar 'pushtojnë' fushën në Francë

VIDEO/ Siguruan ngjitjen në Ligue 1, tifozët e skuadrës së futbollistit shqiptar 'pushtojnë' fushën në Francë

08:48, 15/05/2022

Qazim Laçi do të përballet në sezonin e ardhshëm me yjet e elitës së futbollit francez. Mesfushori i përfaqësues shqiptare i është gëzuar sot një suksesi të rëndësishëm, pasi me skuadrën e Ajaccio, ka arritur të kthehet përsëri në Ligue 1.

Ajaccio ishte në vendin e dytë në kampionat dhe për të mbrojtur pozicionin që të çon direkt në Ligën 1, i duhej në fitore në javën e fundit, ku vihej pikërisht përballë Tuluzës që kishte dominuar Ligën 2. Një penallti e transformuar saktësisht nga Nouri në minutën e 28 i mjaftoi skuadrës së Ajaccio për të siguruar fitoren.

Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, tifozët e skuadrës së Ajaccio-s u "dyndën" në fushë duke festuar së bashku me lojtarët kthimin në elitën e futbollit francez ku mungonin prej 8 vitesh.

 

 

 

 

 

 

Kështu, Laçi mbyll në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm dhe tashmë pret të përballet me disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror të cilët kanë zgjedhur që të vazhdojnë karrierën në kampionatin francez. Në këtë sezon ai ka luajtur 34 ndeshje duke shënuar 3 gola e dhënë një asist me fanellën e Ajaccio në Ligën 2.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco