Donnarumma: Raiola ishte unik, do mbaj premtimin që i kam dhënë

Donnarumma: Raiola ishte unik, do mbaj premtimin që i kam dhënë

11:23, 02/05/2022

Gianluigi Donnarumma ishte njëri prej yjeve të futbollit botëror që kishte menaxher Mino Raiolan.

Italiani ndërroi jetë së fundmi në moshën 54-vjeçare, ndërsa njihet si njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

Portieri i Paris Saint-Germainit i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i dhënë lamtumirën e fundit tashmë ish-menaxherit të tij.

Jam aq i trishtuar sa që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, nuk e di nëse mund t’i them të gjitha ato që dua. Mino, ishe unik për mua, të falënderoj që ishe përkrah meje kur isha djalë i ri e deri sot. E di se nga atje ku ja, do të qëndrosh gjithmonë duke më ndjekur dhe duke më këshilluar, siç ke bërë gjithmonë. Ta kam bërë një premtim kohë më parë, ti e di se do ta mbaj. Ta dua të mirën. Më mungon qysh tash”, ka shkruar ish-portieri i Milanit.

Mino Raiola kishte nën menaxhim edhe yjet tjerë të futbollit botëror si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erling Haaland, Marco Verratti etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco