Joachim Low mund të zëvendësojë Pochettinon te PSG-ja

Joachim Low mund të zëvendësojë Pochettinon te PSG-ja

10:20, 02/05/2022

Ndërsa Mauricio Pochettino pritet të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, klubi francez duket se është i interesuar për Joachim Low, si zëvendësues të mundshëm të argjentinasit.

Pa punë që nga fundi i Euro 2020-ës, Joachim Low mund të rikthehet në profesionin e tij.

Mediat franceze raportojnë se ish-trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë mund të marrë drejtimin e parizienëve.

Tashmë duket se nuk ka më asnjë dyshim se Mauricio Pochettino do të largohet gjatë javëve të ardhshme.

Në të vërtetë, Paris Saint-Germain ka kaluar një sezon të komplikuar dhe pavarësisht titullit të 10-të të Ligue 1, që ka marrë klubi kryeqytetas, eliminimi në fazën e 1/16-tës së Champions League ishte një goditje e rëndë.

Ndërsa e ardhmja e argjentinasit duket larg PSG-së, Joachim Low duket se është një nga kandidatët që po shihet si zëvendësues i Pochettinos.

Joachim Low nuk drejton një klub futbolli që nga marsi i 2004, me Austria Wien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco