Leao ka ‘çelësin’ e suksesit të Milanit: Duhet të sakrifikojmë për njëri-tjetrin

Leao ka ‘çelësin’ e suksesit të Milanit: Duhet të sakrifikojmë për njëri-tjetrin

08:57, 02/05/2022

Falë golit të djeshëm, Rafael Leao u bë portugezi i pestë që shënon të paktën 10 gola në një edicion të Serisë A pas Kristiano Ronaldos, Rui Barros, Rui Kostës dhe Betos.

Sulmuesi i Milanit është i vetmi që ia ka dalë nën moshën 23-vjeçare.

Tetë nga 10 golat e tij në Serinë A Leao i ka shënuar në “San Siro”, ndërkohë që është i vetmi kuqezi që shënon tetë gola në shtëpi gjatë një sezoni që kur diçka të tillë e bënte Karlos Baka në sezonin 2016-2017.

Kolumbiani arriti kuotën 9, por numri 17 ka edhe një ndeshje në dispozicion.

Leao është gati për këtë sfidë individuale e këtë e konfirmoi edhe në intervistën që dha pas takimit të djeshëm.

“Goli është momenti më i bukur i punës së një sulmuesi, por për mua rëndësi më të madhe ka fitorja e arritur. Krijuam shumë raste dhe filluam të ishim në ankth sepse po shpërdoronim shumë. Për ne ishte si një finale dhe tani duhet të ruajmë përqendrimin në objektivin tonë.

Duam ta arrijmë këtë objektiv dhe mund t’ia dalim vetëm duke luftuar të gjithë bashkë. Mundësitë për të fituar titullin i kemi. Tani do të mendojmë për këshillat që na jep trajneri e për të punuar me dëshirë. Duhet të sakrifikohemi për njëri-tjetrin pa u kursyer e mund t’ia dalim”, tha Leao.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco