Arsenali fiton derbin e Londrës dhe ruan vendin e katërt në Premier League

Arsenali fiton derbin e Londrës dhe ruan vendin e katërt në Premier League

19:45, 01/05/2022

Arsenali i ka rimarrë Tottenhamit vendin e katërt në renditjen e Premier League, ose thënë ndryshe vendin e fundit të elitës së futbollit anglez që do mund të jetë pjesë e Champions League.

Ekipi i Mikel Artetës ka fituar derbin londinez në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj West Ham, me golat që për “The Gunners” i realizuan dy mbrojtës, ndonëse dominimin më të madh të sfidës e kishin vendasit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të, kur Holding do të shënonte golin e parë për ekipin e “The Gunners”, teksa në minutën e 45’ “Hammers” barazuan me Bowen, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë Arsenali mundi që të siguronte fitoren pas vetëm 9 minutave nga fillimi i këtij fraksioni.

Ishte Gabriel ai që shënoi golin e dytë për “The Gunners” dhe vulosi rezultatin e kësaj sfide.

Pas ndeshjes së raundit të 35-të  të Premier League, Arsenal ngjitet në vend të katërt në kuotën e 63 pikëve, dy më shumë se Tottenham i vendit të pestë, teksa West Ham qëndron në vend të shtatë me 52 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco