VIDEO/ Arbër Zeneli shënon golin e parë sezonal në Ligue 1

VIDEO/ Arbër Zeneli shënon golin e parë sezonal në Ligue 1

16:50, 01/05/2022

Arbër Zeneli ka gjetur golin e parë sezonal në Ligue 1. Ylli dardan, i cili qëndroi rreth gjashtë muaj jashtë për shkak dëmtimi, ka realizuar golin e avantazhit për ekipin e tij në takimin Lorient-Reims.

Ishte minuta e 17-të kur 27-vjeçari i Reims dërgoi lehtësisht topin në rrjetë pas asistit të marrë nga El Bilal Toure.

Zeneli, një nga futbollistët më të mirë të përfaqësuese së Kosovës, u rikthye në fushë më 27 shkurt dhe prej atij momenti numëron një gol dhe tre asiste me skuadrën e Reims.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco