MOTO GP/ Piloti italian triumfon në Çmimin e Madh të Spanjës

MOTO GP/ Piloti italian triumfon në Çmimin e Madh të Spanjës

16:26, 01/05/2022

MOTO GP ka dhuruar sërish emocione të shumta, kësaj radhe në Çmimin e Madh të Spanjës, me Françesko Bagnaia që ja doli të triumfonte mbi kampionin në fuqi, Fabio Kuartararo.

Italiani arriti suksesin e parë të këtij viti dhe të pestin në karrierë, ku nuk e lëshoi kreun që nga kthesa e parë e garës, e deri në atë të fundit.

Një garë e ndezur u bë edhe për vendin e tretë, ku Aleiks Espargaro arriti të siguronte podiumin në një sfidë me Mark Markez dhe Xhek Miller.

Kuartararo vazhdon të jetë i pari në renditjen e përgjithshme të pilotëve, i cili ndiqet nga Aleiks Espargaro.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco