Manchester City në festë, Harry Kane refuzon rinovimin e kontratës me Tottenham

Manchester City në festë, Harry Kane refuzon rinovimin e kontratës me Tottenham

19:29, 20/02/2022

Dygolëshi i tij kundër Manchester City ishte vendimtar për Tottenham, megjithatë, Harry Kane po e mban ende pezull të ardhmen e tij. Sipas asaj që raporton London Evening Standard, sulmuesi anglez nuk ka vendosur ende të rinovojë me Tottenham.

Madje në shkrim ata shkojnë edhe më tej duke thënë se Kane aktualisht ka refuzuar kontratën e re që i është ofruar për të rinovuar. Ai kërkon të shikojë fundin e këtij sezoni, nëse Tottenham do të arrijë në Champions League dhe më pas do të vendosë.

Nga ana tjetër, Guardiola dhe Manchester City janë duke “fërkuar duart”. Kanë është objektivi i tyre kryesor në merkaton e ardhshme dhe do të bëjnë gjithçka që ai të vishet me fanellën e “qytetarëve”. Kontrata aktuale e Kane skanon në vitin 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco