Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pioli merr lajmin e mirë, Ibrahimovic rikthehet në ndeshjen kundër Interit

Pioli merr lajmin e mirë, Ibrahimovic rikthehet në ndeshjen kundër Interit

16:54, 27/01/2022

Lëndimi i Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen e fundit të luajtur atë ndaj Juventus është më i lehtë nga sa u mendua. Gjiganti suedez la lojën pas 30 minutash pasi ndjeu dhimbje në tendinë, duke rikthyer makthin e këtij dëmtimi që i është shfaqur për tre sezone me radhë.

Ekzaminimet më të fundit përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së tendinës dhe konfirmojnë vetëm inflamacion në zonën e thembrës. Mjekët japin lajmin e mirë për Stefano Piolin që tani mund bëjë plane për derbin kundër Inter edhe me Zlatan Ibrahimovic të përfshirë.

40-vjeçarin për momentin po stërvitet i diferencuar edhe sepse stafi mjekësor i druhet përsëritjes së shqetësimeve që Ibra pati në fillim të sezonit në të njëjtën gjymtyrë.

Sulmuesi i Milan do të vazhdojë të përgatitet veç nga grupi tjetër kuqezi ndërsa do të vlerësohet ditë pas ditë gjendja deri më 5 shkurt atëherë kur djalli do të luajë sfidën për titull kundër Inter në San Siro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco