Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrihet marrëveshja, Gosens tek Interi

Arrihet marrëveshja, Gosens tek Interi

11:36, 26/01/2022

Interi godet në merkato teksa tashmë duket çdo gjë e kryer me Robin Gosens.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, brenda ditës së nesërme gjermani do të veshë fanellën zikaltër të Milanos për të lënë atë të Atalantës.

Nesër, 27-vjeçari do të udhëtojë nga Bergamo për në Milano për të kryer vizitat mjekësore me klubin e tij të ri.

Interi ka arritur marrëveshjen me Atalantën për një shifër nga 25 deri 27 milionë euro plus bonuset e përfshira.

Gosens do të vijë te skuadra e Simone Inzagit në formulën e huazimit me të drejtë blerje që do të bëhet me obligim blerje nga disa klauzola të kontratës.

Anësori gjerman do të firmosë një kontratë deri në qershor 2026 nga ku do të përfitojë 3 milionë euro neto në sezon.

Gosens, i cili ka qenë në “radarët” e sheikëve të Njukasëllit, për një kohë të gjatë ka munguar që nga fundi i shtatorit për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë.

Rikthimi i tij në fushë pritet së shpejti, por dëmtimi nuk e ndal Interin, i cili po ashtu mendon për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco