Fyerjet e Veliajt, Meta në krah të Sulejman Memës: Meriton vetëm duartrokitje

Fyerjet e Veliajt, Meta në krah të Sulejman Memës: Meriton vetëm duartrokitje

19:53, 24/01/2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përdorur fjalor banal në drejtim të ikonës së futbollit bardheblu, Sulejman Mema, në një mbledhje që ka zhvilluar dje me komunitetin e futbollit. 

Fjalori i Veliajt ka qenë tipik rrugaçëror dhe si i forti i lagjes. 

“Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën”, dëgjohet të ketë thënë Veliaj në përgjim. 

Pas publikimit të skandalit të audiopërgjimit ka reaguar presidenti Ilir Meta. 

Kreu i shtetit ka publikuar një status në vlerësim të Sulejman Memes ku shkruan se "s'ka patur e s'mund të ketë fishkëllima, vetëm duartrokitje". 

“Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit.

Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema.

Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE!”, shkruan Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco