Trajneri i kombëtares italiane , Roberto Mancini , ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në Coverciano, nga e mërkura 26 deri të premten 28 janar, një stazh në kuadër të play-off kualifikues për Kupën e Botës që do të luhet në mars.
Ish-trajneri i Interit dhe Lacios thirri 35 lojtarë. Bie në sy rikthimi i Mario Balotellit dhe thirrja e parë për Carnesecchi, Luiz Felipe, Scalvini, Fagioli, Frattesi, Samuele Ricci dhe Joao Pedro.
#Nazionale 🇮🇹
📋 Il Ct #Mancini convoca 35 #Azzurri per lo stage in programma dal 26 al 28 gennaio a #Coverciano
I dettagli 👉🏻 https://t.co/vD9kBSC5vT#VivoAzzurro pic.twitter.com/T3DbIK0PUi
Në orët në vijim listës mund t’i shtohen edhe disa lojtarë të grupit blu të dëmtuar aktualisht për të marrë pjesë në punën taktike përgatitore për ndeshjet e marsit.
Takimi është planifikuar për në orën 12 të së mërkurës në qendrën teknike federale, me trajnerin që do të mbajë një konferencë për shtyp në distancë në orën 13:15 dhe më pas do të drejtojë të parën nga tre seancat stërvitore pasdite.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: