Sot zgjidhet kryetari i Shoqatës së Futbollit Tiranë, Krenar Alimehmeti përballë kandidatit të Veliajt

Sot zgjidhet kryetari i Shoqatës së Futbollit Tiranë, Krenar Alimehmeti përballë kandidatit të Veliajt

12:51, 24/01/2022

Pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme në Shoqatat Rajonale në Durrës dhe Elbasan, ditën e sotme në orën 15:00 do të mblidhet Asambleja në Shoqatën e Futbollit Tiranë, ku të gjithë anëtarët e kësaj shoqate do të votojnë për kryetarin e ri.

Kandidatë për këtë post janë Krenar Alimehmeti, ish-kapiteni i Tiranës, dhe Eduard Prodani, i cili po mbështetet edhe politikisht me të gjitha format nga kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj.

Njoftimi

Ditën e sotme në orën 15:00, pranë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit është përcaktuar për t’u mbledhur asambleja e përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, duke u spostuar me disa orë më vonë, pasi në fillim u tha se mbledhja do të niste në orën 11:00 të paradites.

Në rend dite është votimi i kryetarit, ku kandidatë janë Eduard Prodani, ish-sekretar i përgjithshëm i FSHF-së dhe Krenar Alimehmeti, ish-drejtor sportiv i klubit të futbollit Tirana.

Tjetër pikë në rendin e ditës së asamblesë është edhe votimi për nxjerrjen e gjashtë delegatëve që do të kenë të drejtë vote për të zgjedhur presidentin e ri në asamblenë e 2 marsit 2022.

Sipas faqes së federatës, aktualisht numri i anëtarëve të publikuar në Shoqatën e Futbollit Tiranë është 41.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco