Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Premier League/ Fitore dramatike në kohën shtesë, Rashford nderon Manchester United

Premier League/ Fitore dramatike në kohën shtesë, Rashford nderon Manchester United

18:24, 22/01/2022

Manchester United ngjitet në vendin e katërt në Premier League.

Përballë West Hamit, “Djajtë e Kuq” siguruan fitoren e dytë radhazi falë golit të shënuar nga Marcus Rashford në minutën e tretë shtesë.

Një sukses “in extremis” për skuadrën e drejtuar nga Ralf Rangnick, që gjithsesi vuajti shumë për të marrë këto tri pikë shumë të rëndësishme për objektivat sezonalë.

Dy protagonistët e golit të fitores, Rashford që shty topin në rrjetë dhe Cavani që asistoi sulmuesin francez, u aktivizuan në pjesën e dytë në vend të Elangas dhe Fred.

Fitore e madhe për objektivin mbijetesë për Newcastle 0-1 në fushën e Leeds United.

Në “Elland Road” vendosi goli i Shavely në minutën e 75-të.

Me këtë trepikësh “Magpies” shkojnë në kuotën e 15 pikëve, por mbeten në zonë e ftohtë, pikërisht në vendin e 18-të, me një pikë më pak se Norwich.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco