Fabio Capello përcakton ekipin më të fortë në Itali

Fabio Capello përcakton ekipin më të fortë në Itali

17:14, 03/01/2022

Fabio Capello duket se nuk ka pëlqyer shumë “sinqeritetin” e Romelu Lakakut dhe deklaratën e tij se dëshironte të kthehej tek Interi.

Ish-trajneri i njohur italian, në një intervistë të dhënë për  “La Gazzetta Dello Sport”, ka theksuar se sulmuesi belg nuk kishte qenë aq i pastër sa duket në fjalët e tij.

“Këto gjëra nuk më pëlqejnë, të lënë shijen e interesaxhinjve”, tha ai duke iu referuar deklaratës së sulmuesit se ishte gati të kthehej të zikaltrit dhe i kërkonte falje tifozëve për mënyrën se si ishte larguar nga kampionët në fuqi të Serisë A.

Sipas Capellos, këto deklarata vijën nga fakti se Lukaku ka kuptuar që Interi është skuadra më e fortë në Itali dhe sukseset janë të garantuara, ndërsa te Chelsea do të luftojë edhe për vendin në formacion.

“Zikaltrit janë më të fortët dhe e kam thënë që në fillimin e sezonit. Kanë ruajtur mbrojtjen dhe mesfushën, duke i shtuar Çalhanoglun. Përtej kësaj, Inzagi u tregua shumë i aftë të transmetonte idetë e tij.

Atalanta? Tani mund të luftojë për kreun, Boga është elementi i duhur”, tha Capello.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco