Haaland drejt Barcelonës?! Laporta tregon për planet e klubit katalanas

Haaland drejt Barcelonës?! Laporta tregon për planet e klubit katalanas

13:11, 03/01/2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është pyetur sërish lidhur me mundësinë për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi pritet t’i largohet nga skuadra gjermane në fundin e sezonit, me top klubet evropiane që duan ta transferojnë në verë.

I pyetur për nënshkrimin e mundshëm me Haaland, Laporta tha se është duke punuar për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe beson që do t’ia dal.

 “Jemi duke punuar për të ndërtuar një “top skuadër”. Çdo gjë është e mundur nëse i bëjmë gjërat mirë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim.

Lojtarët janë të hapur që t’i bashkohen Barcelonës. Jemi duke rikthyer statusin tonë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona raportohet se tani është e fokusuar në transferimin e Alvaro Moratës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco